E hënë, 25 Nëntor, 2024

Basha takim me qytetarët në Tiranë: Vetting-u në politikë po mirëpritet nga qytetarët, do faktojë kush janë politikanët e korruptuar

Kryetari i PD u zhvendos në një tjetër zonë të Njësisë 7, ku takoi qytetarët në rrugën Ndre Mjeda. Gjatë bisedave rastësore, Basha mori mbështetjen e qytetarëve për Vetting-un në politikë propozuar prej tij, si mënyra e vetme për të pastruar politikën.

“Derë me derë, lagje më lagje e qytet më qytet, për të dëgjuar zërin e qytetarëve, shqetësimet por edhe për të ndarë idetë se si mund të dalim nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.
Duhet t’i jepet fund paprekshmërisë për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, – shkruan Basha në Facebook.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit