Ditën e sotme është arrestuar një 47-vjeçar nga Dibra.
Mësohet se ky i fundit drejtonte automjetin ne gjendje te dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al