Ditën e sotme është proceduar penalisht një 27-vjecar.
Mësohet nga policia se ky i fundi po trasportonte lendë drusore të cilat i kishte prerë në mënyre të paligjshme.
Materialet u referuan në Prokurori ku dhe filloi procedimi penal për shtetasin A.L., 27 vjeç, banues në fshatin Selishtë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A.L., 27 vjeç, banues në fshatin Selishtë, pasi u kap duke transportuar me një automjet tip fugon, lëndë drusore të cilën e kishte prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al