E martë, 26 Nëntor, 2024

Gania dhe Lumbardhi shprehën pëlqim për të, Alba ju përgjigjet me dy fjalë

Albana Vukaj është një nga vajzat më tërheqëse të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Kosova’, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e 3 djemve brenda shtëpisë, Ganias, Lumbardhit dhe Azemit.

Teksa djemtë po përpiqen të fitojnë ‘zemrën’ e Albës, kjo e fundit e ka deklaruar disa herë se për momentin asnjë prej tyre nuk e shikon më shumë se shok.

Një sqarim të tillë banorja është detyruar ta bëjë edhe spektaklin e djeshëm teksa u shpreh se nuk do të lejojë që ata të përdorim afrimitetin e saj në kuadër të lojës.

“Unë nuk jam lodër, unë nuk jam e askujt, unë jam njeri kam ndjenja edhe i kam sqaruar ndjenjat e mia, nuk jam as e Lumbardhit dhe as e Ganisë”, tha Alba.

“Jam unë, jam personi i vetëm kam një karakter timin dhe personalitet timin, mos të më referohen se jam e dikujt”, ka thënë Alba.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit