Radhë të gjata për ujë të pijshëm në Shkopet të bashkisë Mat. Qytetarë nga ana e anës, deri dhe nga Miloti, Fushë Kruja e Tirana zënë radhë për të mbushur ujë në çesmën publike të Vablinit, që ndodhet në rrugën nacionale Burrel-Milot.
Ky burim është natyral dhe besohet të ketë ujë cilësor për t’u kosumuar. Frekuentuesit e këtij burimi uji të pijshëm tregojnë arsyet se përse vijnë 2-3 herë në javë, nga Tirana – këtu.
Sipas tyre, uji i rrjetit të ujësjellësit të kryeqytetit, që e ka burimin nga Bovilla, është i ndotur, dhe me parametra të papranueshëm për t’u konsumuar:Sipas frekuentuesve çesmës publike në Vabli, mbushja e ujit këtu është më cilësor se ai që blejnë nëpër dyqane.
Siç duket, problemet e ujësjellësave të zonave urbane kanë bërë që banorët e këtyre zonave të gjejnë si zgjidhje mbushjen e ujit të pijshëm për konsum në këto burime ujore natyrale, ndërsa një pjesë tjetër e blejnë në dyqane apo autobote që tregtojnë ujë. /btvnews.al