E enjte, 21 Nëntor, 2024

I mori flakë dysheku dhe u asfiksua nga tymi, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Qesarat të Finiqit. Mësohet se Mihal Foto është asfiksuar nga tyri brenda në banesë, pasi i ka marrë flakë krevati i tij.

Foto jetonte vetëm në banesë dhe dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor. Mëngjesin e sotëm, i moshuari është gjetur pa jetë nga fqinji që kujdesej për atë.

Gjatë mesnatës ka marrë flakë krevati dhe ai është asfiksuar nga tymi, ndërkohë që nuk dihet se si ka rënë zjarri në dyshek. Policia vijon hetimet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit