E enjte, 21 Nëntor, 2024

Opozita paralajmëroi tensione në Kuvend, mblidhet grupi parlamentar i PS, Rama: Të jemi të unifikuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme, ku u ka dhënë porosi socialistëve lidhur me seancë parlamentare që do të zhvillohet në orën 17:00.

Teksa deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend, Rama i kërkoi socialistëve që të respektojnë rregulloren dhe të mbajnë qëndrim të unifikuar.

“Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, iu është drejtuar Rama.

Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 10 ditë, 23 prej deputetëve të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë sot në Parlament.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit