Psikiatria Denisa Hoxha tregoi sesi të arrijmë të kuptojmë që jemi duke vuajtur nga depresioni, cilat janë shenjat e para.

“Ndër shenjat më të përhapura të kësaj sëmundje janë ndjenjat e vazhdueshme të plogështisë, mërzitjes dhe mbylljes në vetvete.
Ndonëse këto nuk janë të panjohura për të gjithë njerëzit, nëse përsëriten për javë apo muaj me radhë mund të kthehen në shqetësim.
Megjithatë jo gjithnjë shenjat e depresionit janë të tilla, ato mund të shfaqen edhe në forma të ndryshme të cilat është më e vështirë t’i veçosh.
Simptomat tipike fizike të lidhura me depresionin janë:
• Reduktimi i oreksit dhe humbja e peshës;

• Humbja e interesit seksual;
• Dhimbje koke;
• Marramendje;
• Problemet me zemrën;
• Problemet me frymëmarrjen;
• Dhimbje kurrizi;
• Ankesat gastrointestinale;
• Dhimbje barku.
Depresioni është shumë më larg se një shqetësim ose vuajtje normale, është një sëmundje që përfshin shenja dhe simptoma që zgjasin javë, muaj apo vite, pa njohjen e gjendjes ose pa trajtimin e duhur”