10 gola kundër 7, 2 asistime kundër 1, 24 goditje në portë kundër 60 dhe një mesatare goli prej 86 minutas ndaj 112’. Këto janë vetëm disa nga shifrat e pabesueshme të grumbulluara në 10 ndeshjet e para të La Liga nga jude Bellingham me fanellën e Real Madrid në sezonin e tij të parë si debutues me “Los Blancos”.
Shifra edhe më të larta se ato të Cristiano Ronaldos, i cili mbërriti në Madrid në moshën 24 vjeçare, por me një Top të Artë, një Champions League dhe tre tituj të Premier League pas tij, në vitin e tij të parë te Reali. Bellingham ka tre gola më shumë se portugezi në 10 ndeshjet e para, ku dy i shënoi në El Clasicon e tij të parë kundër Barcelonës.
Vinicius Jr, ylli tjetër i Real Madrid e lartësoi rolin e Bellingham pas El Clasico, duke e krahasuar atë si më të mirë se Cristiano Ronaldo.
“Bellingham është i jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë bën diferencën dhe tifozët janë mësuar me Cristiano Ronaldon, por tani ka ardhur koha e dikujt tjetër. Ndoshta edhe diçka më shumë se Cristiano, duke parë statistikat e Bellingham”, ka përfunduar Vini Jr.