Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.
Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.
Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do tëriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtesi deri në 45 km/h.