Vëllai i Etlevës ka treguar se ka qenë nipi që e telefonoi dhe i tha “daja hajde shpejt”.
Etleva Bodi ndërroi jetë në spital të dielën në mbrëmje. Ajo ishte në koma prej rreth 48 orësh, pasi bashkëshorti Selami Bodi e mbyti me duar mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në dhomën e tyre gjumit. Krimi i rëndë ndodhi në Savona, ku çifti jetonte prej vitesh.
Vëllai i Etleva Bodit ka ndërmarrë një nismë në internet duke hapur “gofoundme” për të mbledhur sa më shumë ndihma ekonomike për të dërguar në Shqipëri trupin e pajetë të së motrës.
Ndihmat financiare ai i kërkon edhe për 4 fëmijët e mitur të çiftit, të cilët tashmë janë nën kujdesin e xhaxhait të tyre, pas vdekjes së nënës dhe arrestimit të babait.