Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së komisariatit nr.4 në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka përdhunuar një vajzë.
Policia ka arrestuar Enri Gjonaj, ndërsa me vajzën që akuzohet se ka rrahur dhe përdhunuar, e ka pasur të dashur.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë e reja që ka denoncuar në polici rastin e përdhunimit dhe pas efektivët kanë vënë në pranga 28-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistruar në Vlorë, ku një 26-vjeçare është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa persona, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë. /btvnews.al