E premte, 22 Nëntor, 2024

Basha me qytetarët: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë për Shqipërinë

Pas një dite të gjetë takimesh në Fushë-Krujë, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me qindra qytetarë të Njësisë Administrative 9 në Tiranë.

Kreu demokrat bisedoi dhe ndau me banorët e kësaj njësie, vizionin që Partia Demokratike, për ndryshimin e vërtetë të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Ditën e nisa me takime me qytetarë dhe fermerë të Fushë-Krujës dhe e përfundova me një bashkëbisedim të hapur me qytetarë të Njësisë 9 në Tiranë, për të diskutuar situatën në vend.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur riorganizimin e saj në të gjithë vendin, për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve, për t’u dhënë zë problemeve të tyre të përditshme dhe pasigurisë për të ardhmen.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve, që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe qytetarët masivisht mbështesin iniciativat tona për:

-Lista të hapura
-Vetting për politikanët
-Barazia e votës
-Vota e diasporës
-President nga populli
-Fund imunitetit nga ndjekja penale

Miratimi i paketes ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar është sot i domosdoshëm për të hequr çdo pengesë dhe për t’i dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e aferave korruptive ashtu edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë prej tyre. Ndëshkimi i korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta, është fillimi i ndryshimit të vërtetë për Shqipërinë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit