“Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat.
Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është thelbësor dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes”- tha Von der Leyen.
“Do t’i diskutoj edhe hapat e nevojshëm edhe për Serbinë për njohjen defakto të Kosovës do të diskutojmë se si kjo duhet të materializohet. Është shumë me rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira.”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi nga von der Leyen që BE-ja t’i sigurojë Kosovës statusin e vendit kandidat e për planin për asociacionin nuk ka sqaruar nëse është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Është e rëndësishme që në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja të avancoj edhe statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës gjithnjë në një proces të bazuar në merita.”
Ursula von der Leyen ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ku kanë diskutuar për të njëjtat çështje. Shefja e KE-së do udhëtojë në Mal të Zi dhe pastaj në Serbi.