Armando Broja dhe Konor Gallager ishin dy lojtarët e zgjedhur të Çelsit të cilët morën pjesë në një intervistë për njerëzit që flasin me shenja.
Ajo që ra në sy ishte shqiponja e bërë me duar, e cila tregon Shqipërinë dhe sulmuesi i Kombëtares u ndal menjëherë që ta bënte: “Ky është gjithashtu dhe festimi im”.
Reagimi nga ana e mesfushorit anglez ishte epik, i cili tha: “Mendoja se kopjoje Anelkan”, me ish-sulmuesin francez të Çelsit që gjithashtu bënte shqiponjën kur festonte.
“Jo, ky është flamuri shqiptar”, ishte përgjigja e Brojës ndaj zëvendëskapitenit të “Bluve”.