E premte, 22 Nëntor, 2024

Bardhi përplaset me Lindita Nikollën tek dera e selisë së Kuvendit: Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar?

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla tek dera e selisë së Kuvendit.</h1

“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”, iu është drejtuar ai.

Ndërsa Lindita Nikolla iu kthye duke i thënë se: “Ke shkelur rregulloren”.

“Ti ke 2 muaj që ke shkelur rregullore, duke mos zbatuar vendimet”, iu përgjigj Bardhi.

Gazment Bardhi shkoi në selinë e Kuvendit së bashku me deputetë opozitarë ku do të zhvillohet mbledhja e Konferencës se Kryetarëve ku do te miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.

Në pamjet e siguruara nga burime pranë Kryesisë së Kuvendit, shikohen deputetët e opozitës që kanë penguar hyrjen kryesore, duke mos lejuar ministrin e Financave të futet në sallë dhe të nisë paraqitjen e projektbuxhetit të vitit 2024

Artikuj te ngjashem

Me te fundit