Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2 ” janë shfaqur disa dronë. Dronët surprizë me mesazhe iu dërguan banorëve: Santiana Maloku, Meti Alshiqi si dhe aktorit Besart Zeneli.
Konkurrentët u gëzuan shumë pasi morën mbështetjen nga të dashurit e tyre në këtë mënyrë te vecantë. Pas kësaj, Blero ndërkohë që po qëndronte jashtë me Santianën e “Alby the Goat”, i bëri një kërkesë publike të dashurës së tij që edhe ajo t’i dërgojë një dron ‘suportues’.
“Oj ti nusja jem a ma çon një dron edhe mu se ma kishe zbukuru komplet tremujorëshin, nëse jam këtu”, i është drejtuar ai.
Ndonëse nuk është zbuluar akoma identiteti i partneres së re të Bleros, ajo i ka bërë një dedikim përmes Instagramit. Artisti nga ana tjetër ka treguar se nuk jeton në Kosovë dhe se janë bashkë për më shumë se një vit.