Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës kur një skelë u shemb që prej katit të 8 të ndërtesës në vendin e përcaktuar për ashensorin. Trupi I njërit prej punëtorëve u nxor i pajetë të martën në mbrëmje, pas orësh të tëra përpjekje për të larguar hekurat e skelës dhe blloqet e betonit.
Nga të dhënat fillestare besohet se skela nuk ishte fiksuar siç duhet. Gjatë rrëzimit, skela ka marrë me vete edhe rreth 80 blloqe betoni duke zënë nën vete punëtorët e duke bërë shumë të vështirë shpëtimin e tyre.
Fillimisht u tha se viktimat dhe i plagosuri ishin bullgarë, por policia bëri më pas korrigjimin duke saktësuar se ata janë shqiptarë. Konfuzioni u shkaktua pasi punetoret paraqiteshin në punë me dokumenta te falsifikuara bullgare. Hetuesit nuk kanë dhënë ende një shkak për ngjarjen.