Ditën e sotme është arrestuar një 44-vjeçar nga Bulqiza.
Mësohet se ky i fundit ka drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe për pasojë ka aksidentuar një të mitur.
I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Xh., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën, një shtetas të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al