Ditën e sotme ka filluar procedimi penal për një shtetas nga fshati Martanesh në Bulqizë.
Shtetasi E.Z., 28 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetasi pë motive te dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Martanesh, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit R.D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al