Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë për draftin-propozimin e Shqipërisë për normalizimin mes raporteve të Kosovës dhe Shqipërisë, dokument që është pranuar nga të gjitha palët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe në promovimin e paqes në rajon.
Kryeministri zbulon se së shpejti do të shkojë në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në këtë proces.
“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria mbështet fuqimisht Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Kryeministri Rama.