Banorët e fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës, pasi kanë pritur për 30 vite, në fund kanë vendosur të investojnë vetë për rehabilitimin e rrugës dhe hapsirave të brendshme të fshatit të tyre.
Me iniciativën e të gjithë banorëve dhe kontributin e tyre, është bërë e mundur që rruga e këtij fshati dhe sheshi kryesor të shtrohen me pllaka, e po ashtu është vendosur ndriçimi, janë ndërtuar kanalet kulluese, vendosur kontejner mbeturinash etj.
Iniciativën e parë e ka marrë emigranti Nexhmi Skënderaj i cili ka investuar një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa kontribut kanë dhënë dhe banorët që jetojnë ende në fshat.
Nga ana tjetër banorët thanë se Bashkia Dibër ka kontribuar me vetëm 3 ton çimento. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij investimi, munguan përfaqësuesit e pushtetit vendor, ndërsa vetë banorët e kthyen në festë.
Per te krijuar nje atmosfere festive,ne nder te ketyre investimeve te bera ne kete fshat ishte e pranishme me produktin e saj edhe Birra Korça ku banoret shijuan shijen e saj duke e falenderuar per cilesine. /btvnews.al