Guri i shkruar i cili ndodhet në rrugën Komsi – Qaf Shtamë vijon të jetë dëshmi e gjallë e kohës së hapjes së kësaj rruge nga italianët.
Emri i gdhendur në këtë gurë i një prej punëtorëve të kohës së italisë, ka mbetur ende aty, ndonëse ka kaluar afro një shekull.
Por kjo nuk është dëshmia e vetme e kësaj rruge, pasi në Qaf Shtamë është edhe kroi i Mbretëreshës Geraldinë.
Për tëzituar këto dy objekte, do të duhet të kalosh në këtë rrugë tejet të vështirë për shumë automjete.
Megjithëse prej të paktën 20 vitesh, premtohet asfaltimi i kësaj rruge si pjesa tjetër nga Qaf Shtama në Krujë, ende nuk ka asgjë konkrete.
Qeveritë djathtas e majtas në kohë të ndryshme kanë premtuar asfaltimin e rrugës së parë automobilistike në Mat, që lidhte Tiranën jo vetëm me Matin, por edhe me Dibrën.
Gjendja e rrugës aktualisht është kjo që shihni në pamje.
Në vitin 2017 është hartuar një projekt për rehabilitimin total të kësaj rruge, ku investimi kap vlerën e 90.2 milion lekëve.
Lajmi u dha në atë kohë nga vetë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një vizite në Parkun Kombëtar të Qaf Shtamës. /btvnews.al