ppOpinionisti Arjan Konomi i cili njihet për natyrën e tij eksploruese dhe pa komplekse, përveç vendeve ekzotike duket se po eksploron edhe me ‘look-un’ e tij.
Pak ditë më parë një video e tij me flokë të thinjur dhe fytyrë të zbehtë i habiti të gjithë, aq sa menduan se opinionisti mund të vuante nga një sëmundje shëndetësore. Por jo, ky i fundit i vërtetoi të kundërtën me disa foto nga një ishull shumë larg Shqipërisë.
Së fundmi, Konomi ka ardhur me një ndryshim të ri në ‘look’, për të cilin ai kërkon mendimin e ndjekësve.
“Ça dini ju për look-un e ri!!Gati për filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thatë që jam plakur..Si mendoni se dukem tani?”, ka pyetur Konomi.