E premte, 29 Nëntor, 2024

Ganiu rrëqeth me historinë e trishtë të humbjes së vëllait të tij!

Banori i “BBVK” ka shpalosur historinë e trishtë të humbjes së vëllait të tij, i cili u nda nga jeta pas një beteje me kancerin.

Rrëfimi i tij ka bërë që të gjithë të shpërthenin në lot.

k ka më rëndë për një prind se të varrosin fëmijën e tyre. Prej kur kam humbur vëllain, jam i copëtuar në të gjitha anët. Tani as nuk po e ndjek karrierën dhe as nuk po iu rri afër prindërve. Jam i copëtuar, dëshiroj t’i bëj krenar ata.

Shumë shpesh më kanë thirrë që të shkojmë te varri, shumë shpesh kam qenë duke u përplasur me makinë, vetëm që të arrija më shpejt. Nuk jam rehat, nuk jam ai Visari (emri i vërtetë) që kam luftuar, prej vitit të kaluar jam në 200 vende i copëtuar, unë e di sa jam mungesë në atë shtëpi, por nuk kam rrugë tjetër, ose vizionin ose mërzinë.

Ju kërkoj falje të gjithëve, kurrë nuk kam dashur që ta shfaqë anën time. Ishalla nuk e përjetoni kurrë, se aty e kupton se çfarë është me t’u djeg zemra, aty e kupton që fillon jeta, aty e kupton si është të jetosh ftohtë. Atë buzëqeshje që ma shihni çdo ditë, nuk është më siç ka qenë”.

E kam pasur krah të djathtë, falë tij jam këtu. Ditën e fundit, ka ndërruar jetë në ora 14:00, shkova të marr oksigjen edhe rrugës më lajmëruan që ndërroi jetë. Që nuk duhet më oksigjeni. Kurrë më i humbur nuk jam ndjerë në jetë. Nuk kishte më keq, nuk kishte më jeta kuptim”.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit