E hënë, 25 Nëntor, 2024

Pas Kejsi Tolës, edhe një këngëtare tjetër tërhiqet nga gara e Festivalit të Këngës

Tërheqja e Kejsi Tolës nga gara e Festivalit të RTSH-së një ditë më parë është pasur sot edhe nga një tjetër. Arsyet nuk dihen, por Samanta Karavella, këngëtarja e dytë që është tërhequr nga gara, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e edicionit të përvitshëm muzikor. Lista e pak ditëve më parë i ka zëvendësuar tashmë emrat e dy këngëtareve duke shtuar Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepurin me këngën “Më prit”.

Samanta Karavella, e cila e ka konfirmuar lajmin për “Anabel”, nuk ka dhënë arsyet e këtij vendimi të papritur që pasoi atë të Kejsi Tolës një ditë më parë. Po ashtu, nuk dihet nëse arsyet janë personale apo të dyja këngëtaret janë tërhequr për të njëjtën arsye.

Festivali i Këngës do të mbahet këtë vit në datat 19-22 dhjetor. Si edhe vitin e kaluar, publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024, ndërsa juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet e tjera.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit