Ditën e sotme janë proceduar dy shtetas nga Maqellara pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Z., 55 vjeç dhe P. H., 51 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al