Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali me armë zjarri.
Sipas mediave italiane, shtetasi me iniciale K.M., u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
Ende nuk është zbardhur dinamika dhe motivi ndërkohë që autori i krimit është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë.
30-vjeçari kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas