E enjte, 21 Nëntor, 2024

Marka e makinave luksoze nxjerr në treg biçikletën inovative!

Aston Martin, marka e famshme e supermakinave, ka habitur të gjithë duke nxjerrë në treg një biçikletë.

Në bashkëpunim me “J.Laverack Bycicles”, kjo biçikletë cilësohet nga të dyja kompanitë si një “supermakinë me dy rrota”.

Materialet e përzgjedhura për ndërtimin e kësaj biçiklete janë titani dhe fibrat e karbonit, të njëjtat material që përdoren për makinat supersportive, që kanë si karakteristika kryesore rezistencën dhe lehtësinë në manovrim.

 

Për këtë arsye, kjo biçikletë peshon vetëm 7,5 kg.

Sipas Aston Martin, biçikleta në fjalë është punuar me dorë dhe janë dashur 1057 orë pune për ta përfunduar.

Pedalet dhe frenat kanë elemente të frymëzuara nga supermakina Aston Martin Valkyrie.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit