E premte, 22 Nëntor, 2024

Moti i keq në Firence, vendoset përfundimisht fati i ndeshjes Fiorentina-Juventus

Ndeshja mes Juventusit dhe Fiorentinës në “Artemio Franchi” do të luhet normalisht në orën e caktuar (Sonte, 20.45). Ky është vendimi i fundit i marrë, pavarësisht motit të keq në qytet.

Stuhia Ciaran goditi disa qytete përreth Firences në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar përmbytje dhe shtatë të vdekur. Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar në zonën përreth Firences prej ditësh për të ndihmuar të prekurit nga stuhia.

 

 

Ultrasit e Fiorentinës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen e sotme mes Fiorentinës dhe Juventusit në Stadio Franchi në shenjë respekti për viktimat dhe për t’i ndihmuar ata në këtë moment të vështirë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit