O’Ney e ka tradhtuar përsëri partneren e tij aktuale Bruna Biancardi, e cila ka vendosur të ndahet. Neymar ka marrë pjesë në një festë të organizuar në vilën e tij në Mangaratiba, afër Rios, dhe këtu duket se është njohur me një vajzë.
Ajo që ka ndodhur më pas mund të imagjinohet, me futbollistin që duket se e ka tradhtuar për të disatën herë Bruna Biancardi-n. Kjo e fundit, pasi ka pasur një vajzë me brazilianin kohët e fundit, ka vendosur t’i japë fund historisë me O’Ney, e lodhur nga tradhtitë e shumta.
Kujtojmë se pikërisht me rastin e lindjes së vajzës së tyre, Neymar i ka kërkuar falje publikisht partneres së tij me shpresën për ta rritur bashkë vajzën e sapoardhur në jetë. Por Neymar duket se nuk ndreqet dot, e paska në gen të tradhtojë.