Debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, ndonëse mbledhja u mbyll pa filluar. Deputetët e opozitës, që u lejuan që të futeshin në sallë, kanë kërkuar llogari te kolegët socialistë se pse nuk u lejuan që të hynin në Kryesi.I ashpër u tregua deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se u dhunua, ndërkohë që nuk kishte bërë asnjë shkelje. Ndërkohë, Sula i drejtohet deputetit të PS-së, Arben Pllumbi, se; “Po na rrahin o Arben!”.
“Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve? Gjeni një rast?! Ky është turp. Më tregoni tani një muhabet. Më dhunove atje! Më dhunove. Keni humbur logjikën! Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!”, tha Sula.
Ndërkohë, Bylykbashi tha se nuk mund të përdoret ndëshkimi në grup për deputetët e opozitës.