Deputetët e opozitës kanë hyrë brenda Kryesisë së Kuvendit nga dritarja.
Bledion Nallbati, Flamur Noka, Saimri Korreshi, Lefter Geshtenja, Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula ishin disa nga ligjvënësit që hynë brenda ambienteve duke u ngjitur nga dritarja pasi Garda u mbylli portën kryesore.
I pari që hyri brenda ishte Bledion Nallbati i cili ndihmoi më pas kolegët e tij.
Madje ulën nga dritarja edhe një karrige për të ndihmuar deputetët të të ngjiteshin dhe të hynin në ambientet e godinës.