Reshjet e shirave të shkaktuara nga stuhia “Ciaran” kanë krijuar probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm në Bulqizë e Peshkopi.
Qytetarët thonë se prej të paktën katër ditësh, uji i pijshëm në çezmat e tyre shkon i ndotur duke e bërë të pakonsumueshëm ujin.
Qytetarët thonë se e njëjta problematikë është sa herë ka reshje shirash.
Rrjeti i ujësjellësit përzihet me ujërat e shiut duke e bërë ujin të papijshëm.
Banorët e lagjes “Dobrovë” në qytetin e Peshkopisë shprehen se ky problem ka mbetur i pazgjidhur dhe se kanë frikë të pijnë nga uji i rrjetit për shkak se është i pasigurtë përsa kohë sa herë ka reshje shiu ndotet në këtë mënyrë. Qytetarët kërkojnë që të merren masa të menjëhershme dhe të zgjidhet përfundimisht kjo problematikë, pasi paguajnë të gjitha detyrimet ndaj rrjetit të ujësjellësit. /btvnews.al