84-vjeçari kishte marrë dëmtime nga qeni në kokë e trup dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr. 13 të qytetit bregdetar, ku i moshuari kishte shtëpinë
Pronari me iniciale A.L., tashmë i arrestuar nga policia, në banesën e marrë me qira mbante tre qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe, njëri prej të cilëve sulmoi fatalisht 84-vjeçarin.
Pas ngjarjes, 44 vjeçari u arrestua për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Njoftimi i policisë:
Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al