Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, ka deklaruar se projekt buxheti 2024 nuk është për shqiptarët, por një thes ku “kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe vjedh”.
Ajo u shpreh se abuzimi dhe vjedhja duket më së miri në procesin e rindërtimit, ku sipas saj, vetëm në dy vitet e fundit janë dhënë 24 miliardë lekë, por shumë banorë ende janë të pa strehë dhe shumë të tjerë nuk marrin bonusin e qerasë.
“Vetëm për vitin 2023 nga 5 miliardë lekë, së fundmi me aktin normativ iu shtuan edhe 12 miliardë lekë të tjera. Ndërkohë në projektbuxhet për 2024 akordohen edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nuk po përmendim këtu parat e marr hua apo në formë grandi nga ndërkombëtarët”, thekson deputetja.
Ajo iu drejtua qytetarëve duke u shprehur se “këto para nuk dalin nga arka e shtetit për ju por për të mbushur xhepat e qeveritarëve të korruptuar”.
Deklarata e plotë e deputetes së PD:
Qeveria po kalon këto ditë, midis rrëmujës dhe mjegullnajës, projektbuxhetin për vitin 2024. Në fakt ky nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe përdor për të vjedhur.
Abuzimi dhe vjedhja duket më së miri në procesin e rindërtimit.
Që prej nëntorit të 2019 kur tërmeti shkatërroi shtëpitë e shumë familjeve sidomos në zonën Durrës-Fushkrujë, e deri më sot nga buxheti i shtetit janë akorduar miliona euro për procesin e rindërtimit por ende sot ka shumë familje të pa strehë.
Vetëm për vitin 2023 nga 5 miliard lekë, së fundmi me aktin normativ iu shtuan edhe 12 miliardë lekë të tjera. Ndërkohë në projektbuxhet për 2024 akordohen edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nuk po përmendim këtu parat e marr hua apo në formë grandi nga ndërkombëtarët.
Pra, vetëm në dy vitet e fundit janë 24 miliardë lekë por shumë banorë ende janë të pa strehë dhe shumë të tjerë nuk marrin bonusin e qerasë.
Të nderuar qytetarë, këto para nuk dalin nga arka e shtetit për ju por për të mbushur xhepat e qeveritarëve të korruptuar.
Këto para nuk dalin nga arka e shtetit për shtëpitë tuaja, pasi ka 4 vite dhe ende nuk është përmbyllur procesi i rindërtimit por zgjatet e zgjatet pafundësisht vetëm për një qëllim, vjedhjen e këtyre fondeve.