Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mbrëmjes së në Rrugën e Arbërit.
Sipas policë së Matit, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit në Urën fshatit Fshat,ku drejtuesi i automjetit tip Volswagen me targa AA379YY ka humbur kontrollin duke u përmbysur në anë të rrugës,ku për pasojë janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.
Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë segment rruge, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe dhe ambulanca, të cilët kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit ku u është dhënë ndihma e para.
Sipas bluzave të bardha të spitalit të Klosit, mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia lokale e Matit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mësohet se ka qenë humbja e kontrollit të automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Klos/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat, shtetasi A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. /btvnews.al