Ditë e sotme është proceduar nje 41-vjeçar nga Bulqiza
41 vjeçari u kap duke transportuar me kamionçinë, sasi lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M.S., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar me kamionçinë, sasi lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al