Solei shkonte prej 3 vitesh në kopshtin privat “Kinder” në Durrës, ndërsa rasti i parë i dhunës u regjistrua në korrik, kur edukatorja e kishte mbyllur në tualet dhe i kishte shkulur flokët.
E ëma njoftoi drejtoreshën, e cila i tha se nuk kishte kamera në tualet, ndërsa edukatorja i betohej që nuk kishte ushtruar dhunë.
Mirëpo, rasti i dytë u regjistrua sërish në shtator, kur e vogla i shkoi prindërve në shtëpi me shenja dhune në fytyrë.
Mamaja e Soleit shprehet se i kishte parë pamjet filmike të dhunës së ushtruar ndaj 5-vjeçares, por nuk ishte lejuar nga institucioni t’i merrte ato.
Pas një bisede me drejtoreshën për rastin makabër, kjo e fundit lajmëroi të ëmën se edukatore Adelina që kishte ushtruar dhunë ndaj të miturës, ishte pushuar nga puna.
Pasi mamaja e Soleit i tregoi foton e shenjave në fytyrë, edukatorja i kërkoi falje mamasë duke pranuar dhunën.