Prestigjiozja spanjolle “AS”, në një artikull përpara grumbullimit të kombëtareve, foli për lojtarët që hoqën dorë nga Spanja, për të luajtur me shtetin e tyre të origjinës.
“Futbollistët spanjollë që zgjodhën të luanin për një tjetër ekip”, ishte titulli i artikullit, ku mes emrave të njohur si Hakimi, Rafinja apo dhe Garnaço, ishte dhe ai i Ivan Balliut.
“Në Shqipëri ka më shumë se 4000 mijë Balliu, por në Rajo është vetëm një. Ivan Balliu Kampenj debutoi me skuadrën e parë të Shqipërisë në vitin 2017, falë mbiemrit të tij, që i dha prova Federatës Shqiptare të Futbollit se kishin të bënin me një lojtar që rrënjët i kishte nga atje.
Edhe pse ka luajtur për kombëtaren u-17 të Spanjës, kur ai u rrit në karrierë dhe nuk shpërtheu në elitë, të luante për “La Roja”-n u bë më e vështirë seç pritej. Kështu që mbrojtësi i djathtë i Vajekanos, i formuar në “La Masia”, pranoi që të luante me Kombëtaren shqiptare të futbollit”, ishte komenti i “AS” për 31-vjeçarin.
Gjithashtu në artikull kishte emra të tjerë të njohur nga ata që u përmendën më sipër si Keita Balde dhe Injaki Uilliams.