E martë, 26 Nëntor, 2024

Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në pesë numri i viktimave, ndërron jetë shqiptari i plagosur

Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës ku ishte duke punuar, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Aksidenti tragjik ndodhi më 30 dhjetor në Hamburg pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.

Katër shqiptarë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa Alfred Visha u plagos rëndë dhe ndodhej në spital në gjendje kritike. Por ditën e sotme (9 nëntor) ka ndërruar jetë pasi nuk u mbijetoi dot plagëve.

Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt.

Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit