Konkurrenca mes banorëve në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’ sa vjen e shtohen. Një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni është padyshim edhe bukuroshja nga Shkodra Albana Vukaj e cila në pak kohë ka bërë për vete publikun, kjo për shkak se të gjithë ‘insistojnë’ ta shohin çift me Azemin, banori i cili i ka shprehur disa herë pëlqimin.
Herë i shohim të afërt e herë të distancuar, e ky detaj nuk u ka shpëtuar banorëve të tjerë të shtëpisë, disa prej të cilëve thonë se dyshja çdo gjë po e bëjnë në kuadër të lojës dhe për të marrë vëmendje.
Ka qenë Blerando i cili ka ngritur së fundmi këto dyshime duke e quajtur Albën aktore. Ai madje i ka thënë se shumë shpejt do të dalë nga shtëpia.
Sigurisht ky koment nuk është pritur mirë nga Alba e cila e ka komunikuar me Azemin në dhomën e gjumit, dhe të dy qeshën.
Alba u shpreh e bindur se Blerando do ta lërë shtëpinë para saj, madje edhe Azemi ishte i të njëjtit mendim.