Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Koplik, pasi një 18-vjeçare ka humbur jetën.
Dyshohet se e reja ka pirë fotoksinë në një tentativë vetëvrasjeje, ndërsa as ndihma mjekësore nuk ka arritur ta mbajë në jetë pas transportimit në spital.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fotoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.