E premte, 22 Nëntor, 2024

“Jam penduar”, braktisi foshnjën e porsalindur në bodrum, nëna rrëfen momentin: Kisha frikë të tregoja

“Dola nga shtëpia të marr taksi, por më kapën dhimbjet e lindjes aty. Nuk kam bërë eko, s’kisha dijeni se kur do të lindja. Doja të shkoja me taksi në spital mami ishte gjumë.

Më kapën dhimbjet aty dhe linda fëmijën. Isha vetëm, se mbaj mend mirë orën.

E vendosa foshnjën aty, se kam hedhur. Thjesht e linda, e vendosa foshnjën aty dhe ika në shtëpi. Kisha frikë të tregoja. E mora vesh për foshnjën kur erdhi policia, tregova të vërtetën.

Jam bërë pishman, jam shumë e penduar. Isha e shokuar në momentin që bëra atë veprim”, rrëfeu ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit