Ditën e sotme, është zbuluar një rast i rëndë në Elbasan.
Forcat blu, bëjnë të ditur se në një kopsht shtetëror, edukatorja me inicialet O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.
Për të kanë nisur hetimet e nevojshme procedurale për të zbardhur rrethanat e rastit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.
Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.