“Bashkimi si vëllezër e motra të një gjaku pavarësisht se si i drejtohemi Zotit në xhami apo kishat katolike dhe ortodokse. Përballë dashurisë qëndron, ka qëndruar e do vazhdojë të qëndrojë tundimi për të marrë armët e urrejtjes përballë njëri tjetrit. Përballë bashkimit ka qëndruar e qëndron më kërcënueshëm se prej shumë kohësh ndasia, përçarja si një instrument i sundimit të të drejtëve dhe sundimit të shumicës nga një pakicë e vesit. Ky moment është një reflektim që shpresoj se do të përqafohet edhe nga ata të cilët janë të paisur me përgjegjësitë e përfaqësimit publik dhe drejtimit politik. Reflektimi se në veçanti përballë politikave të përçarjes, në veçanti përballë instrumenteve të urrejtjes ne duhet te ngremë mburojat tona të bashkimit dhe të dashurisë. Përmes tyre gjejmë forcën dhe rrugën e drejtë për ta çuar Shqipërinë në destinin e merituar për të cilën u ngritën studentët e dhjetorit dhe për të cilën vepra kolosale e Mikel Koliqit dhe Sabri Koçit nderohet sot. Sot vij para jush me vetëdijen e thellë se kohërat nuk janë më të mirat dhe sfidat dhe sprovat janë akoma shumë më të mëdha për Partinë Demokratike, e cila është produkt i lirisë, produkt i dashurisë për Zotin dhe për Kombin.”, tha ai.

Kryetari i lëvizjes studentore Ilir Dizdari tha se titulli “Lis i Artë i Kombit” për Dom Mikel Koliqin dhe Hafiz Sabri Koçin vjen nga shpirti i popullit shqiptar për kontributin e këtyre dy figurave të klerit.

 

Nderimi i dy figurave të klerit erdhi në këtë nëntor, muaj në të cilin nga Shkodra nisi rihapja e kishave dhe xhamive në vitin 1990 pas afro 5 dekadave nën sistemin e diktaturës komuniste duke rikthyer jo vetëm lirinë e besimit por edhe demokracinë në vend.