Rruga e Arbrit është bllokuar për rreth 30 minuta në zonën e bypassit të Murrizit. Kjo pasi një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën mbrojtëse.
Drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në të, kanë shpëtuar mrekullisht!
Shkak i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit./btvnews.al