Diten e sotme eshte arrestuar nje 36-vjeçar.
Mësohet se shtetasi J.D 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Jonuz Dedja, 36 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./btvnews.al