Ditën e djeshme eshte aksidentuar nje 33-vjeçar nga Maqellara ku për pasoje ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të rënda.
Mësohet se shtetasi shtetasi Bedri. Markja., rreth 33 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/informacion paraprak
Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al