Por Alba duket e pavendosur në atë se çfarë ndjen për të, e madje në disa momente i ka thënë se deri në këtë moment e sheh vetëm si shok.
Azemi i cili duket se nuk i ka pritur dhe aq mirë këto deklarata ka vendosur t’ja shprehë hapur ndjenjat duke i thënë se është i dashuruar me të.
“Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”, tha ai.
Vukaj në anën tjetër i tha se po e bën të ndihet keq dhe të ndihet fajtore për këtë gjë.
“Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë”, tha ajo.
Veç tij, Albën kanë shprehur dëshirë ta njohin edhe Lumbardhi e Blerando.